Farah Pahlavi: “Khomeini u ndihmua edhe nga mediat perëndimore”

Postuar në 24 Shkurt, 2017 09:33

Regjimi Iranian ka ndalur që koleksioni i Muzeut të Artit Bashkëkohor në Teheran të prezantohet në Berlin, ku ishte parashikur të vendosej në një ekspozitë në dhjetor. Koleksioni u krijua në vitet ’70 nga ish-perandoresha Farah Pahlavi, bashkëshorte e Shahut të fundit, Mohammad Reza Pahlavi, e cila flet në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” për koleksionin, por edhe për Iranin e atyre viteve.

Ajo mendon se njerëzit kanë nostalgji për Iranian e para revolucionit, për atë frymë që sipas saj po krijohej e që do t’i hapte rrugën zhvillimit.

Shumë njerëz flasin akoma për burrin tim…Përmes internetit dhe televizionit njerëzit mund të marrin vesh se si ishte Irani në atë kohë.  Ata e dinë se çfarë mund të ishte bërë sot dhe ata fajësojnë prindërit e tyre për atë që ndodhi”, thotë ndër të tjera Pahlavi.

Figura e saj ka zgjuar përherë kureshtje, pasi vetë Irani është një vend jo i zakonshëm, ndërkohë që edhe revolucioni i vitit 1979 solli me vete të kundërtën e asaj që përfaqësonte dhe përfaqëson gruaj a shahut të fundit. Vetë koleksioni i artit bashkëkohor, krijuar prej saj, zbulon ëndrrën për ta kthyer Iranin në një vend kozmopolit në një kontekst feudal. Por Pahlavi thotë se bashkëshorti i saj donte modernizimin:

Ne po kërkonim të bësheshim një vend modern. Burri im ndërmori reformën e tokës për t’i dhënë fund sistemit feudal; të drejta të barabarta për gruan, të drejta për punëtorët dhe shtetëzimi i pyjeve dhe burimeve ujore. Arsim, spitale, librari, ekonomi dhe industri: ne donim të krijonim progres. Njerëzit e fesë, si Ayatollah Khomeini, sigurisht që ishin kundër kësaj”, shton ajo.

Historia e kësaj periudhe ngjan të jetë shumë më e komplikuar sesa kaq, po të shohësh se revolucioni i vitit 1979, ndryshoi jo vetëm Iranin, por edhe tjetërsoi pozitën e Perëndimit në mbarë Lindjen e Mesme. Phalavi vë gishtin mbi një “paradoks”: regjimi i ajatollahëve u ndihmua nga mediat perëndimore, apo nga parimi i raportimit të lirë gazetaresk, nëse një gjë e tillë ekziston.

Ndoshta ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte në xhamitë dhe nënvlerësuam atë që këta njerëz po bënin. Nuk mund ta besonim se pas gjithë asaj që Shahu kishte bërë për vendin ai do të zëvendësohej nga dikush si Khomeini. Publiciteti kundër Iranit nga Amerika dhe Europa e ndihmoi atë gjithashtu. Fjalimet e Khomeinit transmetoheshin nga BBC-ja përpara se regjistimi I tyre të mbërrinte në Iran”, thotë monarkja e dikurshme e Iranit.

Historia e torturave të SAVAK - shërbimit sekret Iranian të Shahut? Ekzagjerime sipas saj.

Gënjeshtra propagandistike…Do të doja t’u sillja në vëmendje zbulimet e dr. Emadeddin Baghi një ish-student I ngarkuar nga Republika Islamike me detyrën e identifikimit të çdo viktime të kohës së Pahlavit. Zoti Baghi u befasua kur zbuloi se në vend të 100 000 të vdekurve ai mund të konfirmonte vetëm 3 200”, shton ajo.

Optimiste për të ardhmen, pasi Irani ka histori të pasur. “Njerëzit janë shumë kurajozë, sidomos gratë që janë më kurajoze dhe trimëresha se burrat”.

http://www.spiegel.de/international/zeitgeist/farah-pahlavi-ex-empress-o...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.