SHBA: Kosova duhet të jetë anëtare e OKB

Postuar në 23 Shkurt, 2017 12:53

Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley ka deklaruar se Kosova e meriton të jetë anëtare e plotë e OKB-së. "SHBA beson se komuniteti ndërkombëtar duhet të pranojnë se Kosova ka bërë përparime të mëdha që nga shpallja e pavarësisë. Kosova e meriton të marrë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësim të plotë në OKB"-tha Haley në fjalimin në Këshillin e Sigurisë, të OKB-se.

Deklarata e ambasadores së SHBA në OKB për Kosovën nuk është e rastësishme. Ai vjen pas takimit që kreu i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pati me Presidentin Amerikan, Donald Trump, pas të cilit shkruajti se "Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”. Po ashtu javën e kaluar  Kosova ka pranuar dy urime për 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, një nga Shtëpia e Bardhë, dhe një tjetër nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson. “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën”, thuhej ndër të tjera në letrën e urimit të Sekretarit Tillerson.

Haley: Kosova meriton anëtarësim të plotë në... by kohanet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.