Trump ndalon hyrjen e myslimanëve nga 7 vende në SHBA

Postuar në 28 Janar, 2017 11:16

Presidenti amerikan u refuzon hyrjen në SHBA refugjatëve sirianë deri në një njoftim të mëtejshëm. Donald Trump ka nënshkruar një dekret që ndalon dhënien e  vizave për qytetarët e gjashtë vende te tjera, kryesisht myslimane, duke përfshirë Irakun, Iranin, Jemen dhe Libi, për një periudhë prej tre muajsh.

Masat e pretenduara nga Trump, janë në kuadër të planit të tij për të mbrojtur SHBA nga terroristët radikalë islamikë." Gjatë nënshkrimit të dekretit, Trump ka thënë: "Ne duam të hyjnë në vendin tonë vetëm ata që  do ta duan dhe mbështesin SHBA-në”. Vendimi i Trump ka shkaktuar reagime të menjehershme  të organizatave për të  drejtaat e njeriut  të cilat vënë në dukje se masat e Tramp nuk kanë asnjë lidhje me refugjatët sirianë apo terrorizmin.

Në mënyrë të veçantë, dekreti nënshkruar nga Trump parashikon:

Ngrirjen e  procedurave të azilit për një periudhë 120 ditore.

Ndalim të hyrjes në SHBA për refugjatë nga Siria deri sa të shënohen "ndryshime të rëndësishme".

Ngrirjen e hyrjeve për 90 ditë të atyre që mbërrijnë nga Iraku, Siria, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni më përjashtim të diplomatëve.

Në një intervistë televizive që  publikua të premten, Trump ka deklaruar se të krishterët sirianë do të marrin përparësi në procedurat e azilit në të ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.