Bëmë gabim që njohëm Maqedoninë me emrin e saj

Postuar në 02 Janar, 2017 18:45

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka dhënë një intervistë agjencisë “Beta” përmes së cilës ka sqaruar disa drejtime të politikës së jashtme serbe në Ballkan. Ai ka folur për marrëdhëniet me Kosovën, me të cilën tha se duhet një zgjidhje permanente. Po kështu Daçiç ka komentuar zhvillimet në Kroaci, me rritjen e rolit të së djathtës dhe provokimet me natyrë historike.

Serbia nuk ka bërë asnjë gjë kundër Kroacisë”, tha Daçiç. Edhe për Malin e Zi, ministri serb u dëshmua i ftohtë duke nënvizuar se “për ne Mali i Zi është si Papua në Gunienë e Re”. Por ai ka shtuar se qëndrimi i Serbisë do të varet nga qëndrimet e këtij vendi të vogël në Ballkan.

Një deklarim disi i papritur ka qenë ai për Maqedoninë. Daçiç tha se Serbia bëri gabim që e njohu Maqedoninë me emrin Republika e Maqedonisë, duke parë se Shkupi zyrtar njohu Kosovën.

Serbia bëri një gabim...dhe tani presim që Greqia të mos e njohë Kosovën. Ndërsa ne njohëm Maqedoninë duke fyer grekët, maqedonasit votojnë përherë në favor të Kosovës. Duhet ta them, jemi treguar budallenj”, tha Daçiç.

Nga raportimi i bërë nga “B92” Daçiç nuk përmend Shqipërinë, ndonëse flet edhe për Bullgarinë. Ai ka kritikuar idenë e Jugosllavisë që zuri vend në vitin 1918, duke patur parasysh atë që ndodhi.  

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=01&dd=02&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.