Strategët e së ardhmes, apo pasqyrë e njëri-tjetrit?

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 12:59

Kryeministri Rama bëri një parashtrim nga Asambleja e Partisë Socialiste mbi raportet me LSI-në, parti me të cilën socialistët bashkëqeverisin prej 4 vitesh. Para audiencës asambleiste dhe asaj televizive kryeministri la të kuptohet se në PS ka një dilemë të madhe nëse duhet vazhduar apo jo koalicioni me LSI-në. Dhe kjo sipas tij e ngritur mbi perceptimin se LSI është një parti që përfaqëson korrupsionin dhe klientelizmin.

Shumë kush thotë të dalim vetëm. Shumë thonë ‘ata na nxorrën bojën’. Kjo është strategjike. Çfarë ka fituar Shqipëria nga ky koalicion? E lëmë pjesën se si mund të ishin bërë ndryshe shumë gjëra. Për mua sot nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Ne duhet ta bëjmë kontaktin e njeriut me djallin e korrupsionit të pamundur. Gjithë këto reforma nuk do ishin bërë nëse nuk do kishim këtë koalicion- tha kryeministri.

Me pak fjalë kryeministri dhe qeveria që drejton na thonë se ia kanë dalë që me njerëz të korruptuar të bëjë reforma dhe se në mandatin e ardhshëm do reformojnë sistemin për të kuruar dhe LSI-në nga veset e korrupsionit. Por nuk është vetëm LSI që ka njollën e korrupsionit. Socialistët e nisën platformën e tyre për rimëkëmbjen e Ekonomisë me emërimin në krye të Doganave të Elisa Spiropalit, për të cilën përveç perceptimit mbeten dyshime se ka përvetësuar miliona dollarë nisur dhe nga motivacioni i largimit që u dha për largimin nga kjo detyrë fisnike.

Gjithsesi shembulli më konkret i bashkëqeverisjes me korrupsionin, klientelizmit, krimin dhe sistemin kleptoktatik është Kelmend Balili. Kryeministri nuk ka folur kurrë për këtë zyrtar të qeverisë së tij, pjellë e martesës me LSI-në. Policia që është në kompetencat Socialiste të koalicionit nuk e arrestoi dhe këtë nuk e thonë vetëm mediat, por edhe ambasadori amerikan, aq i shumëreferuar nga partia në pushtet. Megjithatë ajo që ka rëndësi vërtet për kryeministrin është që ky model qeverisje të vazhdojë për një arsye madhore sipas tij.

Normalisht i madhi i bie të thotë çfarë të dojë, i vogli i takon të mendohet. Unë jam besimplotë se ne do të shkojmë së bashku dhe pavarësisht të gjithave dua që të gjithë ta kuptojnë se kjo është një aleancë strategjike për të ardhmen. Mund të dalim vetëm dhe të fitojmë vetëm, por është një qeverisje pa frymëmarrje afatgjatë,- theksoi kryeministri

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.