Putin e ka fajin. Ma bëri për inat

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 22:18

Hillary Clinton është shfaqur sërish pas humbjes dërrmuese që mori në zgjedhjet e 8 nëntorit. Kësaj radhe duke u përpjekur të sqaroj donatorët e fushatës se ajo humbi për shkak të e-maileve dhe se e-mailet ishin pjesë e sulmeve kibernetike, të cilat i ka drejtuar personalisht Vladimir Putin.

Sipas saj, presidenti e ka bërë këtë për shkak të mërisë personale, pasi ai ka akuzuar më herët Clinton si personi që provokoi protestat e një pjese të rusëve kundër tij. Kandidatja demokrate ka vijuar më tej me këtë lloj argumenti  infantil kur ka shpjeguar se “shtypi po i rrok faktet më në fund, e të cilat ne në mënyrë të dëshpëruar u përpoqëm t’i bënim prezente gjatë muajve të fundit të fushatës”.

Clinton e ka cilësuar sulmin si një përpjekje për të minuar demokracinë amerikane, por as ajo dhe askush tjetër nuk është në gjendje të shpjegojë shifrat e zgjedhjeve: Hillary Clinton fitoi në votën popullore me 2.8 milionë, aty ku edhe karremi propagandistik përmes mediave sociale është potencialisht më efektiv, ndërkohë që humbi në votën elektorale.

https://www.theguardian.com/us-news/2016/dec/16/clinton-putin-email-hack...

Akrobaci që kanë vetëm një synim me sa duket: të mbajnë në lojë qarkun e saj politik që dështoi qartë dhe pastër. Dështoi pasi zonja Clinton theu protokollet e sigurisë me serverin e saj privat, i cili mandej u ekspozua ndaj çdo hakerimi eventual. Trump bëri thirrje që ajo të mos kandidonte, e kërcënoi me burg për shkelje ligji, të cilat as kandidatja demokrate nuk i ka mohuar. Për ata që ndjekin politikën në Shqipëri, nëse ka sot një politikan që i ngjan më shumë Sali Berishës, në mënyrën sesi u përpoq të mbrohej në vitin 1997, kjo është Hillary Clinton. E cila mund t’i bëjë një shërbim të madh SHBA-së nëse thjesht: IKËN.

Edhe sikur teoria “Putin” të jetë e vërtetë pyetjet janë të shumta: Çfarë bëri CIA, FBI, NSA përballë një operacioni kaq masiv? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.