Nënshkruhet Programi i bashkëpunimit kulturor Rusi-Shqipëri

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 12:12

Sot, në kuadër të Forumit të V-të Kulturor Ndërkombëtar të Shën Petërburg, Ministrja e Kulturës së Shqiperisë, znj. Mirela Kumbaro, e cila kryeson delegacionin shqiptar në këtë Forum, bashkë me homologun e saj rus, z. Vladimir Medinski, kanë nënshkruar Programin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet ministrive të kulturës së dy vendeve për periudhën 2017-2019.
Gjithashtu, dje në një nga seancat e Forumit, ku morën pjesë përfaqësues të vendeve të ndryshme si Italia, Greqia, Sllovenia, Serbia etj, Ministrja Kumbaro mbajti një fjalim kushtuar çështjeve të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe planeve për të intensifikuar dialogun kulturor Rusi-Shqipëri.

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

Vetem trashegimine kulturore te Shqiperise nuk ka ruajtur Ministrja Kumbaro dhe shefi i saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.