Hillary Clinton flet për zhgënjimin në zgjedhje: Doja të mos dilja nga shtëpia pasi mësova rezultatin

Postuar në 17 Nëntor, 2016 10:48

Pas fjalimit të humbjes në zgjedhjet presidenciale, Hillari Klinton shfaqet për herë të parë në publik. Ndonëse e zhgënjyer me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe reagimet  përgjatë këtyre ditëve, Hillari i ka idetë e qarta për të ardhmen e Amerikës. Duke folur në një aktivitet të paracaktuar më herët, të një organizate për mbrojtjen e fëmijëve në Masachusets, ish-kandidatja demokrate iu drejtua auditorit me fjalët:

 ‘"Doja të rehatohesha me një libër dhe të mos dilja nga shtëpia. Nuk e kisha të lehtë për të ardhur këtu sonte. Unë e kuptoj se shumë prej jush janë të zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve. Dhe unë jam shumë më shumë nga sa mund të shpreh. E di mire se gjatë javëve të shkuara shumë kanë pyetur veten nëse Amerika është akoma ajo që kemi njohur deri tani. Ndarja pas këtyre zgjedhjeve është e madhe” - u shpreh  Klinton. “Por më besoni kur ju them se Amerika ende ia vlen, besoni në vendin tonë dhe në vlerat tona” - tha ish-sekretarja amerikane e Shtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.