Dy fytyrat

Postuar në 08 Nëntor, 2016 20:22

Kryeministri reagoi shkurt për miratimin nga  Parlamenti Europian të rekomandimt për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e vendosur veten dhe partinë që drejton në podiumin e përparimtarëve, ndërsa opozitën në frontin bllokues të integrimit të vendit.

“Faleminderit Parlamentit Europian?Keqardhje e thelle per PD qe doli kunder Shqiperise! Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU”-shkruan kryeministri në facebook.

Për ata që ndoshta kanë harruar dhe përditësohen me postimet e kryeministrit po sjellim qëndrimin e tij kur ishte në opozitë dhe këmbënguljen për të mos votuar 3 ligjet që do t’i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat vetëm 3 vite më parë. E njëjta sjelle dhe e njëjta derexhe nga ky që sot prezantohet si flamurtar i Shqipërisë Europiane.

Rama Fieri, kusht për 3 ligjet - Vizion Plus... by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.