Gjermanët dhe amerikanët të paduruar me Vettingu-n, marrin në dorë dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve pa u shprehur Gj. Kushtetuese

Postuar në 19 Tetor, 2016 11:06

Ndonëse për ligjin e Vetingut pritet të vendosë Gjykata Kushtetuese, ekspertët amerikanë dhe gjermanë, kryesisht të drejtësisë penale, por edhe të fushatave të tjera, kanë nisur lëvizjet për hetimin dosjeve, me dokumentacionin dhe të dhënat, për gjyqtarët dhe prokurorët, për ligjshmërinë e pasurive dhe ligjet e papërshtatshme me krimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, sikundër është parashikuar në Kushtetutën e re dhe specifikuar në ligjin e Vetingut, do të ketë rol të rëndësishëm në skanimin e trefishtë të prokurorëve dhe gjyqtarëve, gjithnjë duke asistuar institucionet e rivlerësimit.

Përfaqësuesit gjermanë do të marrin në dorë dosjet e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ekipi gjerman pritet të drejtohet nga Reinhard Priebe, i cili mban postin e Drejtorit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave dhe Korrupsionit në Bruksel. Priebe drejton edhe zyrën të posaçme, e ngritur në Bruksel, ku do të përgatiten dosjet për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë. Të gjitha lëvizjet janë në funksionit të aksionit të verifikimit dhe hetimit të pasurive, që do të nisë javën e dytë të muajit nëntor, që përkon edhe me përfundimin e afatit për prokurorët dhe gjyqtarët, për dorëzimin e deklaratave të pasurive, bashkëngjitur me dokumentacionin justifikues, pranë ILDKP.

Ekspertët amerikanë do të merren me kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të gjitha dëshmitë, të dhënat nga institucionet shqiptare dhe shërbimet partnere do të kalojnë në dorën e tyre. Vlerësimi i amerikanëve pritet të jenë përcaktues edhe për vendimin e Komisionit të Vlerësimit dhe Kolegjit të Apelimit për fatin e gjyqtarit dhe prokurorit. Ky është edhe meraku më i madh i opozitës shqiptare, e cila ankimoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.