Shpërthime

Postuar në 17 Shtator, 2016 00:05

Është kohë shpërthimesh. Madje shpërthime me magnitudë mediatike në kufijtë e katastrofës edhe pse asnjë dëm nuk duket në suvanë e vjetër të politikës.

Pak kohë më parë shpërtheu Tom Doshi kur akuzoi Ilir Metën se donte ta vriste. Shpërthim që çoi asgjëkundi.

Më tej shpërtheu Donald Lu kur foli për kriminelë në politikë e në Parlament. Diçka u bë, por jo kushedi çë.

Shpërtheu më vonë Ben Blushi. Bëhej fjalë për votën dhe statutin e PS-së. Kështu u tha në publik, se pale ça bëhet nga pas...

Shpërtheu edhe Ilir Meta, i cili humbi qetësinë kur doli në një konferencë për shtyp për të thënë se është dikush që do ta fusë në burg. Çfarë ndodhi? Nga burgu dhe zverdhja e fytyrës sot flasim për një kandidat për president, profili i të cilit spërdridhet si ajo zorra e ujit që lag trotuarin e mbinxehur nga vapa.

Nuk mjaftojnë këto shpërthime burrash. Këto ditë ka shpërthyer dy herë edhe Majlinda Bregu. Ka folur për probleme në PD e të tjera si këto pallavra që dëgjohen shpesh nga të papunë me fat. Bregu thuhet se e kishte një variant për të kaluar me Edi Ramën meqë pak muaj më parë doli në mëhallë pazari i deputetëve. Shpresonte edhe për ministre, ndonëse kur u pa që ai muhabet iku, doli edhe e mohoi. Ikën ca javë, tani shpërthen, nuk e mban dot dertin që i bren përbrenda.  

Gjithë këto shpërthime në një vend që nuk mban më dot as edhe një lëkundje të vetme. Ndaj të falënderojmë Zotin që nuk na ka dhënë mendje tjetër ne popullit krenar shqiptar, që të shpërthejmë se kush e di se çfarë do ishte bërë. Shyqyr që e ka lënë me kaq se bëjmë si bëjmë e do dëgjojmë pordhët e ca e cave që me thënë të drejtën edhe argëtojnë goxha. Por edhe shumë në qafë nuk u do rënë, se ndoshta këta e të tjerë si këta e kanë për rutinë të thonë të vërtetën, por mediave u duket kjo si shpërthim. 

Comments

Submitted by Regjizori (not verified) on

Kjo eshte per Mis PD-ja, e jo per gje tjeter.
Ne vend te dyte, Jozefina.
Ne vend te trete, Laura Vorpsi.
Shoqeruese e pare e MIs PD-se, Pamela - Albana Vokshi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.