Dossier/Pikëpamja sovjetike e kohës: Baza e Pashalimanit u likujdua njësoj si bazat e Finlandës dhe ajo e Port Arthur

Postuar në 09 Gusht, 2016 21:36

Universiteti i Georgetown ka publikuar një  memorandum të Anastas Mikojanit, i dërguar i liderit sovjetik Hrushov në Kubë,  rreth bisedës katër orëshe që ai kishte bërë më 22 nëntor 1962 me Fidel Castro, Ernest Guevara dhe drejtues të tjerë kubanë.

Memorandumi, i marrë nga fondi personal i Mikojanit(administruar nga i biri Sergo) zbardh bisedën e plotë me Castron rreth krizës së raketave, tensioneve me SHBA-në, mundësinë e një pushtimi etj.. Castro shfaqet shumë i shqetësuar për një marrëveshje mes SHBA –së dhe Bashktimit Sovjetik, pa dijeninë e tij, për largimin e raketave dhe personelit sovjetik, duke ekspozuar regjimin kuban ndaj një likujdimi eventual. Për këtë Castro këmbëngul në pikë të fundit që të paktën sovjetikët të mbajnë një bazë ushtarake në Kubë bashkë me personelin, por Mikojan kundërshton me dy argumente: së pari bazat sovjetike jashtë territorit janë mbyllur të gjitha dhe së dyti në kushtet e kohës, prioritet marrin raketat me rreze të gjatë. Këtu vjen në vështrim edhe mbyllja e bazës detare në Pashaliman të Shqipërisë, për të cilën historiografia shqiptare mban një qëndrim ta pandryshuar: sovjetikët u larguan të detyruar nga presioni shqiptar. Nëse i referohemi atyre që thotë Mikojan me Castro, në fakt ngjan se vendimi për Pashalimanin lidhej sidomos me një pikëpamje të sovjetikëve për bazat jashtë territorit në përgjithësi.

 Pjesë nga bisedimet:

F. Castro: Do të ishte shumë mirë për ne të kishim një traktat të ndihmës ushtarake me Bashkimin Sovjetik, si ai që BS-ja ka me vende të tjera socialiste, dhe të kemi trupa sovjetike këtu.

A. Mikojan: Në parim ne jemi kundër pasjes së trupave apo bazave në vende të tjera. Disa kohë më parë ne kishim baza ushtarake në Finlandë. Në Kinë ne kishim një bazë ushtarake në Port Arthur. As finlandezët dhe as kinezët nuk na kërkuan që t’i mbyllnim bazat. Ne e morëm vendimin për t’i mbyllur ato vetë. Aktualisht ne nuk kemi baza jashtë vendit.

F. Castro: Ju kishit një bazë nëndetësesh në Shqipëri

A. Mikojan: Po, ne kishim një bazë të tillë. Por më pas e likujduam edhe atë. Nuk mund të fsheshësh një bazë ushatrake, por mundet ama të fsheshësh me lehtësi kokat bërthamore. P.sh, ka baza amerikane në Turqi. Por ne i mbajmë ato nën vëzhgim konstant të radiolokatorëve tanë . Ne kemi drejtuar raketat drejt atyre bazave.

Sovjetikët e ndryshuan më vonë këtë qasje, pasi vendosën baza në Siri apo në Egjipt, ndërkohë që në Europë operonin nën ombrellën e Traktatit të Varshavës. Mirëpo në kohën që flasim ky deklarim i Mikojanit, edhe pse ndoshta në funksion të qetësimit të Castros se nuk po lihej në baltë, hedh dritë edhe mbi një pikëpamje sovjetike të kohës. E cila nuk është sjellë në botimet e cunguara shqiptare për konfliktin në bazën e Pashalimanit, vështruar përherë si një moment heroik. 

Comments

Submitted by Desiluzione, mos... (not verified) on

Mos u fallni...
si do ja bejme pa PashA. Liman ne...?!
Balle per Balle eshte zerigjura me desidente e Kujt Causheskut ne baze te Dimrit te Vetmise se Endrrave per te zhpjeguar Bballeperballjen ne Sallen Gjeorgjevskaja...
Te vetmen Lufte qe beri shoku enver, po ja fshini?! Po Menella Aleksiu, si do ta retushoj bibliografine per Desidencen ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.