8.6 % papunësia në Europë, niveli më i ulët që prej vitit 2011

Postuar në 29 Korrik, 2016 17:46

Europa shënon nivelin më të ulët të papunësisë që prej vitit 2011. Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, papunësia në Eurozonë është në nivelin 10.1%, ndërsa në Bashkimin Europian 8.6 %. Vendi me nivelin më të lartë të papunësisë është Greqia me 23.3%, e ndjekur nga Spanja me 19.9%, Kroacia me 13.2% dhe Qipro me 11.7%.

Malta është vendi me nivelin më të ulët të papunësisë në Europë me 4%, e ndjekur nga Çekia me 4.1% dhe Gjermania me 4.2%. Krahasuar me muajin qershor  të 2015, papunësia ra në 25 vendet anëtare,  ndërsa ka mbetur  në të njëjtat nivele  në Belgjikë dhe Estoni, ndërsa  u rrit vetëm në Austri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.