papunesia

8.6 % papunësia në Europë, niveli më i ulët që prej vitit 2011

Postuar në 29 Korrik, 2016 17:46

Europa shënon nivelin më të ulët të papunësisë që prej vitit 2011. Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, papunësia në Eurozonë është në nivelin 10.1%, ndërsa në Bashkimin Europian 8.6 %. Vendi me nivelin më të lartë të papunësisë është Greqia me 23.3%, e ndjekur nga Spanja me 19.9%, Kroacia me 13.2% dhe Qipro me 11.7%.

1 milionë të papunët u bënë 224 mijë në 3 vjet

Postuar në 29 Prill, 2016 13:05

Opozita e djeshme, sot në qeveri shpalli në 2013 një Shqipëri me 1 milionë të papunë. Kanë kaluar 3 vjet dhe kjo shifër statistikisht sot raportohet 5 herë më e ulët. Sipas Institutit të Statistikave 52,9 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11,2 % është e papunë dhe 35,9 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). Në shifra gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri raportohet në 1 087 000 persona, ndërsa të papunët llogariten në 223.864 persona.

Ulet trajtimi financiar për papunësinë. Tani shteti jep vetëm 3 muaj pagesë

Postuar në 02 Prill, 2016 18:38

Mbështetja publike për të papunët dhe shtresat në nevojë është ulur. Një vendim i datës 9 mars të këtiuj viti, i Këshillit të Ministrave, sanksionon rregulla të reja që në thelb çojnë në uljen e trajtimit financiar për ata që humbasin vendin e punës.  “Me një vendim të posaçëm, pagesa e papunësisë është rritur 60%. Kështu nëse më parë, një i papunë përfitonte 6850 lekë në muaj, tani përfiton 11 mijë lekë në muaj. Deri në fund të marsit çdo i papunë, merrte 12 pagesa papunësie, pra një vit me nga 6850 lekë në muaj.

Zyrtare: Shqiptarët po ikin për shkak të varfërisë dhe papunësisë

Postuar në 20 Shkurt, 2016 18:46

Qeveria shqiptare pranon zyrtarisht se arsyet e ikjes së shqiptarëve, pra emigrimit të tyre, janë me natyrë ekonomike: varfëria dhe papunësia. Kjo nënvizohet në një raport të fundit për emigracionin për vitin 2014, që është adoptuar nga ekzekutivi si e dhënë rëferuese për të marrë masa që kjo prirje të adresohet në politika të caktuara. “Gjatë vitit 2013, ekonomia shqiptare shënoi rritje reale prej 1.4%, ndërsa në vitin 2014, rritja ekonomike ishte 1.9%. Gjithashtu, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në vitin 2013 arriti në 471 mijë lekë..

Shënim: Qeveria gjen armikun; për krizën e ka fajin dembelizmi

Postuar në 27 Tetor, 2015 18:53

Ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar në parim draft-ligjin e përgatitur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë “Për punëkërkuesit e papunë”. Thuhet se drafti synon të frenojë dembelizmin dhe të stimulojë të papunët që të pranojnë të punojnë në vendet e punës që ofron biznesi apo edhe institucionet shtetërore.

Nxitja për këtë nismë ishte paradoksi aktual ku nga njëra anë ekzistojnë 150 mijë kërkesa për punë në zyrat e punës, dhe nga ana tjetër ka 26 800 vende pune që kërkojnë punëtorë.

A u hapën 150 mijë vende pune në 2 vjet? BB konstaton rritje të papunësisë për të rinjtë në 2015

Postuar në 26 Tetor, 2015 20:11

300 mijë vendet e punës në 4 vjet është objektivi i shpallur i mazhorancës për  këtë mandat. Kanë kaluar dy vjet dhe Shqipëria ka njohur një valë të madhe emigrimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Qeveria prezanton rreth 90 mijë vende pune të hapura dhe të formalizuara në gjysmën e mandatit të saj, por Banka Botërore vlerëson se papunësia tek të rinjtë është rritur me të paktën 1 për qind në vitin 2015.

Raporti/ Papunësia ka njohur rritje

Postuar në 20 Tetor, 2015 23:24

Kompania financiare ndërkombëtare "Standard&Poor’s" ka dhënë notën B/B me parshikim pozitiv për financat e Shqipërisë në vlerësimin e saj periodik më të fundit. Ajo që është pozitive është fakti se rritja ekonomike parashikohet të jetë gjithmonë e në rritje për vitet në vijim. Ndërkaq, për sa i përket nivelit të papunësisë, deri në vitin 2018 ai  parashikohet të jetë në ulje, por gjithmonë duke qenë më i lartë se në vitin 2012 (kështu vit pas viti duke filluar nga 2015).

Rritja ekonomike

Subscribe to RSS - papunesia