19 vjeçari që i preu kokën priftit në kishën e Normandisë (foto)

Postuar në 27 Korrik, 2016 10:35

Policia franceze ka identifikuar, një nga dy autorët e sulmit me thikë një ditë më parë në kishën e fshatit Saint-Etienne-du Rouvray të Normandise, në veri të Francës.
Ai është 19 vjeçari Adel Kermis i lindur në Francë, por me origjine Algjeriane, i dënuar më parë për lidhje me organizatat terroriste.
Daily Mail ka publikuar edhe foto të 19 vjeçarit, i cili ka qenë nën vëzhgim nga policia franceze, pasi ka bërë përpjekje të vazhdueshme për t'u nisur drejt Sirisë.
Një ditë më parë ai dhe tjetër person hynë në kishën e fshatit rreth orës 9:45 të paradites, duke marrë peng 5 persona. Gjatë dy orëve të pengmarrjes ata i prenë kokën priftit 86 vjeçar Zhak Amel. Dëshmitarët raportuan skenat e përgjakshme, ku dy terroristët gjunjëzuan priftin dhe më pas i prenë fytin. Më pas ata u ekzekutuan nga policia që kishte rrethuar zonën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.