Gianni Buquicchio: Suksesi është i të gjitha forcave politike

Postuar në 26 Korrik, 2016 18:05

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio (Xhani Bukikio) thotë se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një sukses i madh për të gjitha forcat politike që avancuan përmes negociatave dhe kompromiseve me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Në një reagim ai shprehet se ndryshimet ishin rezultat i një procesi të gjatë e të mundimshëm, për të cilat Komisioni i Venecias ka kontribuar, duke marrë pjesë në zhvillimin e konceptit të reformës. Sipas tij roli kryesor i Komisionit të Venecias është pranuar në mënyrë të përsëritur nga të gjithë aktorët politikë në Shqipëri, duke përfshirë edhe zotin Lulzim Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.