sukses

Sukses i madh nga sirtari një ditë pas raportit diskretitues të DASH

Postuar në 14 Mars, 2019 14:58

Qeveria e kaloi në heshtje Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, ku përveç korrupsionit sistemik dhe  presionit të politikës për t'iu shmangur hetimeve, notën më negative e mori policia ose më saktë shteti i së drejtës.

Raportoi flet për torturua çnjerëzore dhe trajtim aspak dinjitoz të të arrestuarve apo të dënuarve në burgje, duke faktuar një situatë tërësisht ndryshe nga ajo që propagandon kryeministri dhe vartësi i tij, Lleshaj. 

Gianni Buquicchio: Suksesi është i të gjitha forcave politike

Postuar në 26 Korrik, 2016 18:05

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio (Xhani Bukikio) thotë se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një sukses i madh për të gjitha forcat politike që avancuan përmes negociatave dhe kompromiseve me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Paradoksi, qeveria e quan sukses arratisjen e Balilit. Policia ende pa komunikatë zyrtare për operacionin

Postuar në 20 Maj, 2016 10:56

Kryeministri Rama tundi dje një variant të korrigjuar të komunikatës së Europol për të bërë policinë shqiptare pjesë të operacionint ndërkombëtar të antidrogës që vuri në pranga anëtarët e një organizate të narkotrafikut, koka e së cilës ishte zyrtari shqiptar i Ministrisë së Transporteve, Kelmend Balili, i cili në fakt i shpëtoi arrestimit. Paradoksi është se ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e quan sukses moskapjen e Balilit, i dyshuar për lidhje dhe mbështetje të fortë politike në Shqipëri.

Subscribe to RSS - sukses