Dy të vdekur në Spitalin Amerikan, pacienti i vë flakën të sëmurit

Postuar në 25 Korrik, 2016 14:16

Dy persona mbetën të vdekur pas një zjarri në repartin e Hemodializës në Spitalin Amerikan. Policia raportoi se një pacient i vuri flakën një pacienti tjetër, pas një sherri, por viktimë mjerisht mbeti një grua 55-vjeçare, po paciente në dhomë. Më pas, policia njoftoi se poshtë një shtrati ishte gjetur edhe një tjetër grua e pajetë. Zyrtarisht policia pas hetimeve të fundit bën me dije se gjithcka ka ndodhur pas një sherri mes dy pacientësh. Në njoftimin e saj policia sqaroi se "Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin D.S dhe me pas i ka vënë zjarrin” Viktimë ka mbetur shtetasja Sanie Sulaj, 55-vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë. Gruaja ishte duke u mjekuar në të njëjtën dhomë të repartit. Grupi hetimor gjatë kqyrjes dhe kontrollittë vendit të ngjarjes kanë konstatuar poshtë një krevati trupin e pajetë të një pacienteje tjetër të identifikuar si shtetasja: Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.