spitali amerikan

Të raportosh sipas midesë

Postuar në 22 Shkurt, 2019 20:18

Lajmin për pushimin e çështjes penale ndaj ish-kryetarit të KQZ-së, Denar Biba, për audiopërgjimin e bisedës së tij me gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut, e ka përcjellë së pari sot Report Tv. Titulli i luajtur me këtë rast nga kjo media është:

Pra prokuroria sipas medias së z. Carlo Bollino ka bërë punën por ishte akuza komplet e pabazuar, ndaj edhe pafajësia e Denar Bibës. Asnjë koment më tej, asnjë dyshim, ndërkohë që televizioni pretendon se disponon vendimin e gjykatës.

Braçe: “Ka një përpjekje të madhe për të fshehur krimin që ka ndodhur brenda në Spitalin Amerikan”

Postuar në 25 Korrik, 2016 23:00

Zjarri i sotshëm në Spitalin Amerikan, emrin e të cilit e përmendën pak media, ka sjellë edhe reagimin e një prej deputetëve socialistë. Në një reagim në Facebook, profilin e tij personal, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, thotë se nga pala e opozitës ka një përpjekje për të fshehur atë që ai e quan “Krim”. “Çdo të kishte bërë shoqëria civile po kishte ndodhur ky krimi i sotshëm me dy të vdekura në një spital publik? Çdo të kishte bërë Presidenti, Sali Berisha? Keni ndonjë përgjigje? Sepse ka një përpjekje të madhe për të fshehur ku ka ndodhur krimi.

Dy të vdekur në Spitalin Amerikan, pacienti i vë flakën të sëmurit

Postuar në 25 Korrik, 2016 14:16

Dy persona mbetën të vdekur pas një zjarri në repartin e Hemodializës në Spitalin Amerikan. Policia raportoi se një pacient i vuri flakën një pacienti tjetër, pas një sherri, por viktimë mjerisht mbeti një grua 55-vjeçare, po paciente në dhomë. Më pas, policia njoftoi se poshtë një shtrati ishte gjetur edhe një tjetër grua e pajetë. Zyrtarisht policia pas hetimeve të fundit bën me dije se gjithcka ka ndodhur pas një sherri mes dy pacientësh.

Spitali Amerikan, pakicë në aksionet e konçesionit të hemodializës!!!

Postuar në 23 Nëntor, 2015 19:10

Para disa kohësh u debatua shumë dhënia me konçesion e shërbimit të hemodializës. Fitues u shpall Spitali Amerikan, që ishte pjesë e një konsorciumi me Evita sh.p.k, kjo e fundit mazhorancë në aksione. “BIRN” shkruan sot se pas fitimit të konçesionit është bërë një manovër tjetër: “Qëllimi i kompanisë së re të quajtur Dia Vita sh.p.k është që të japë shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Subscribe to RSS - spitali amerikan