Mafia italiane me akses në fondet e BE-së për energjinë e riciklueshme dhe transportin

Postuar në 24 Korrik, 2016 17:08

Bernardo Provenzano, bosi famëkeq i mafies italiane, i njohur si «capo di tutti capi» (bosi i të gjithë bosëve) vdiq në moshën 83 vjeç në një spital në Milano, pas problemeve të rënda shëndetësore. Lideri i Korleonezëve, "familjes mafioze" më të dhunshme  në histori iu shmang drejtësisë për 43 vjet. Kishte vetëm një foto të moshës 26 vjeç kur policia italiane e gjeti në një fermë në Korleone në vitin 2006. Dhjetë vitet e fundit të jetës ai i kaloi në burg.

"Organizatat mafioze italiane veprojnë nga Italina e Jugut, në Europë, Amerikën Latine dhe Australi”-thotë Ana Serxhi, lektore e  Kriminologjisë në Universitetin e Essex në Britani, e specializuar në krimin  e organizuar. Në Itali sipas saj, organizatat mafioze kanë një dimension juridik dhe sociologjik. Sot Kodi Penal njeh Cosa Nostra-n  në Sicili, Ndrageta-n në Kalabri dhe Kamorra-n në Napoli si tre organizatat më të mëdha mafioze.  Të tre organizatat tradicionale e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në zona të ndryshme të vendit si Lombardia, Milano, Piemonte, Torino, Liguria, Emilia-Romagna dhe Lazio. Në Romë hetimet kanë zbuluar ekzistencën e një organizate mafioze të tipit,  Mafia Capitale, e  "lindur" në këtë qytet. Edhe pse  ka lidhje me organizatat tradicionale të mafias, ajo është një organizatë autonome, me identitet të veçantë.

Sipas Drejtorisë Kombëtare kundër Mafias (DNA), organizata më e fuqishme kriminale sot në Itali është Ndrangheta. "Ajo i ka rrënjët në Kalabri dhe dhe i ka shtrirë degët e saj në Gjermani, Zvicër, Holandë, Belgjikë, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Amerikën Latine dhe në Australi. Ose transferon aktivitetet e saj, ose anëtër të saj  vendosen diku tjetër, duke  riprodhuar strukturën dhe strategjinë e organizatës në Itali. Ndrangheta ka një strukturë të unifikuar, me një emër të përbashkët që i prestigj, por ajo përbëhet nga disa fraksione me aktivitet autonom secili. Mënyra sesi vepron Ndrageta është origjinale. Aktiviteti i tyre kryesor është kokaina dhe sipas vlerësimeve  60%  deri në 80% e trafikimit të kokainës në Evropë drejtohet nga Ndrageta.

Organizatat mafioze janë të përfshira në shumë veprimtari kriminale në zonat ku veprojnë. Kryejnë grabitje, japjn fajde, depërtojnë në politikë, nënshkruajnë kontrata në sektorin publik, duke përfituar fonde publike.  Ndrangheta, për shembull, është shumë e mirë në marrjen e  fondeve nga Bashkimi Evropian, duke filluar nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe transporti.

Mafia Capitale në Romë ka arritur të depërtojnë në të gjitha fushat e administratës publike, duke nënshkruar kontrata që lidhen me menaxhimin e qendrave të pritjes së emigrantëve. Ndërtimi dhe punët publike vazhdojnë të jenë burim kryesor i të ardhurave për të gjitha organizatat mafioze. Camorra është e përfshirë në menaxhimin e mbeturinave në një zonë në Campania, e cila konsiderohet si një rrezik për shëndetin dhe sigurinë publike.

Gjak dhe biznes

Mafia siçiliane në Itali besohet të ketë një qarkullim vjetor prej 6.5 miliardë dollarësh nga kontrolli i kontratave publike dhe private. Ajo përdorur dhunë dhe kërcënime për të eliminuar kundërshtarët e saj, duke fituar  kontrata shumëmilionëshe në emër të kompanive që i kontrollojnë. Është vlerësuar se nga mesi i viteve 1970 deri në mesin e viteve 2000 krimi i organizuar është përgjegjës për një reduktim prej 20% të PBB-së në jug të Italisë.

http://www.tovima.gr/world/article/?aid=817154

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.