Negociatat dështuan për një të drejtë themelore

Postuar në 19 Korrik, 2016 13:14

Negociatori i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka zbardhur sot një nga pikat ku është frenuar diksutimi gjatë natës. "Mbrëmë nuk arritëm dot ta mbyllnim reformën, gjithçka u draftua dhe ishte gati. Besoj se çdo shqiptar e ka kuptuar mirë se ka ikur koha, që dikush nuk duhet të ketë të drejtë për të konkuruar për një pozicion, për një post publik, pasi kjo është e drejta e secilit prej nesh. Mund edhe të mos zgjidhesh në një funksion publik, por ama të drejtën për të konkuruar e ka çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë. Kjo e drejtë, nuk mund të pengohet pa u garantuar se dikush duhet të shohë arsyen pse. Këtu kemi të bëjmë me dinjitetin dhe jo me sovranitetin tonë. Po ashtu mendoj se jemi një vend që duhet të bëjë një proces dinjitoz për reformën në drejtësi. Modelet që ne duhet të shmangim janë modelet e shteteve si Ruanda, Timori Lindor, Kolumbia, Sudani Jugut” u shpreh deputeti i PD-së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.