Pas Kastriot Islamit, vjen përjashtimi i radhës tek e majta. LSI-ja nxjerr jashtë radhëve të veta, Përparim Spahiun

Postuar në 27 Qershor, 2016 13:08

Lëvizja Socialiste për Integrim ka përjashtuar nga Grupi i saj Parlamentar, deputetin e Dibrës, Përparim Spahiu. “Grupi parlamentar i LSI vendosi përjashtimin e deputetit Përparim Spahiu si anëtar i grupit parlamentar të LSI për shkak të qëndrimeve personale të përsëritura të cilat nuk kanë qenë në pajtim me vendimet e Kryesisë dhe grupit parlamentar të LSI. Qëndrimi më i fundit personal i deputetit Spahiu që lidhet me reformën në drejtësi, u vlerësua si i gabuar dhe i nxituar, njëkohësisht në kundërshtim të plotë me qëndrimet tepër parimore dhe koherente të LSI për reformën në drejtësi”, tha para mediave kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili.

Në dritën e përpjekjeve maksimale për të patur sa më shumë deputetë në radhët e veta, ky vendim i LSI-së vjen si i papritur. Ndonëse flitet për reformën në drejtësi, duket se ky ka qenë sebepi për të nxjerrë Përparim Spahiun nga partia. Spahiu ka qenë një ndër deputetët që ka patur një angazhim personal edhe për rrugën e Arbrit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.