Shqipëria me korrupsion të fshehur? Mungesë transparence të buxheteve, informacionit tatimor dhe keqpërdorim i taksave

Postuar në 21 Qershor, 2016 18:08

Shqipëria është e kapur nga korrupsioni. Është një nga problemet e përfshira në të gjitha raportet ndërkombëtare, por e pranuar edhe zyrtarisht nga institucione si Kontrolli i Lartë i Shtetit që kryen auditimin e financave publike.  Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj thotë se korrupsioni është i fshehur  “të sigurohemi se nuk ka vend ku të fshihet, duke rritur transparencën e buxheteve qeveritare, informacionit tatimor dhe prokurimit publik për të penguar evazionin fiskal dhe për të vënë në dukje vjedhjen ose keqpërdorimin e taksave”. “Gjykojmë se risku i efektivitetit dhe eficencës së punës së audituesve të brendshëm është shumë i lartë. Strategjia e menaxhimit të riskut nuk po zbatohet si duhet dhe puna e koordinatorëve të riskut, të cilët janë dhe nëpunës autorizues të çdo enti publik, lë për të dëshiruar”, theksoi Leksaj në Konferencën për Analizën e Riskut.

Ai shtoi se  KLSH ka kërkuar që risku i borxhit të pakësohet duke përdorur 50% të të ardhurave nga privatizimet strategjike për shlyerjen e këtij borxhi dhe të respektohen objektivat në strategjinë për menaxhimin e financave publike 2014-2020 në lidhje me borxhin publik. Sipas tij një tjetër risk për ekonominë, është rënia e eksporteve. “Tjetër shembull i një risku që po të verifikohet sjell shumatore të tjera në ekonominë shqiptare është rënia e eksporteve. Banka Botërore i parashikon me 10% ulje për këtë vit. Në rast se një risk të tillë e parashikojmë dhe e llogarisim mirë, mund të pakësohet dhe të ulen pasojat në ekonomi”, theksoi Leskaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.