Troja, akti final i “Luftës Botërore Zero”? Një pikëpamje për konfliktin e famshëm dhe “Qytetërimin Luvian”

Postuar në 12 Maj, 2016 23:38

“Newscientist” i ka lënë sot një hapësirë në një shkrim të vetin ideve të sponsorizuara nga një fondacion zviceran, “Luwian Studies”, sipas të cilit ajo që njohim sot si Lufta e Trojës, ishte thjesht akti final i një përballjeje që arkeologu Eberhard Zangger, e cilëson si “Lufta Boëtrore Zero”, e cila sipas tij solli fundin e Epokës së Bronxit, 3200 vjet më parë. Sipas kësaj ideje, katalizatorë të luftës, ku Lufta e Trojës ishte një epsiod final, është ai që quhet si Qytetërimi Luvian, në thelb një konglomerat qytetesh dhe mbretërish të vogla në Perëndim të Azisë së Vogël, të cilat dikur u bashkuan për të sulmuar Perandorinë Hitite në lindje dhe juglindje të rajonit. Zangger shkon më tej kur komenton se kjo përplasje që solli fundin e hititëve, u shoqërua me inkursione detare nga luvianët, çka edhe solli termin e përmendur në kronikat egjiptiane: Popujt e Detit. Organizimi i luvianëve provokoi – gjitnjë sipas kësaj teze – bashkimin e monarkive të vogla greke nën mikenasit, të cilët udhëhoqën inkursionin e famshëm në Trojë.

Fakt është se qytetërimet e Epokës së Bronxit në Mesdheun Lindor dalin nga histroria në të njëjtyën kohë dhe kjo ka hapur rrugë për shumë spekullime, si ngjarje kataklizmike, ndryshime klimaterike etj.. Në fakt asgjësimi përmes luftës është një tezë e cila merr shkas nga zëvendëismi që ndodhi në armët e luftës, të cilat tani ishin prej hekuri. Teza e arkeologut në fjalë është e paqëndrueshme për arkeologjinë konvencionale: Christoph Bachhuber i Universitetit të Oxford thotë për “NS” se nuk ka të dhëna arkeologjike që të mbështesin idenë e një qytetërimi Luvian, ndonëse zbulimet për këtë periudhë janë lënë pas dore. Nga çdo pikëpamje, ideja e një Lufte në shkallë të gjerë në këtë epokë është ngacmuese dhe Bachhuber shton se popullarizimi i kësaj epoke nga “Luwian Studies” ka të mirën se sjell në vëmendje epokën e bronxit. Çka mund të sjellë rifinancime për këtë periudhë thelbësore për historinë e qytetërimit. https://www.newscientist.com/article/2087924-world-war-zero-brought-down...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.