Gjiknuri e Çela thirren si dëshmitarë në gjyqin e Kastriot Ismailajt

Postuar në 07 Maj, 2016 18:22

Damian Gjiknuri, Alma Hicka, Ardian Çela, shtetasja amerikane, Rebeka Gaskinë dhe çeku Josef Hajsek thirren nga gjykata e Tiranës, me cilësinë e dëshmitarëve në procesin penal ndaj Kastriot Ismailajt. Ishte kërkesa e këtij të fundit, që në mesin e personave që do të thirren si dëshmitar të përfshihen edhe këta emra.  Gjykata me vendim të ndërmjetëm, pranoi listën e dëshmitarëve të prokurorisë si dhe atë të paraqitur nga mbrojtja e Ismailajt. Avokati tha se ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri do të pyetët në lidhje me bisedimet dhe më pas marrveshjen me kompaninë CEZ-Shpërndarje. Po për të njejtën sqarim, avokati tha se do të jap shpjegime edhe Alma Hicka, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, pasi ka qenë pjesë e grupit të punës për marrveshjen me CEZ-in. Ndërkaq, kreu i OSSHE-së Ardian Çela, sipas avokatit, do të flasë për faturat e pashlyera ndaj kompanisë së Kastriot Ismailajt dhe letër-këmbimit e mbajtur mes tij dhe kreut të OSSHE-së raporton ABC News

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.