Reforma në drejtësi kalon nga zyra e Berishës

Postuar në 03 Maj, 2016 16:27

Donald Lu është i ndërgjegjshëm për rolin e Sali Berishës dhe ndikimin që ai ka në Partinë Demokratike. Vetëm kështu mund të shpjegohen takimet e tij të shpeshta me ish-kryeministrin. Zyra e ish-kryetarit të Partisë Demokratike përcolli një njoftim lidhur me temën e takimit me ambasadorin amerikan. "Ish kryeministri prof. dr Sali Berisha priti në një takim ambasadorin amerikan zotin Donald Lu, me të cilin diskutoi gjërësisht për problemin e refoprmës në drejtësi, prespektivën e kësaj reforme. Ambasadori Lu e njohu zotin Berisha me rëndësinë shumë të madhe që qeveria e tij i kushton kësaj reforme si dhe me punën që kanë bërë këto ditë ekspertët ndërkombëtarë"-thuhet në njoftim. Qëndrimi i ish-kryeministrit nga ana tjetër shmang përgjegjësinë e opozitës në vonesat për miratimin e reformës në drejtësi, duke ngritur pikëpyetje mbi vullnetin e mazhorancës. "Zoti Berisha theksoi se opozita është forca politike më e interesuar për reformën, të cilën Rama bëri gjithçka ta përjashtonte nga procesi, ndonëse asnjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë që Kushtetuta të amendohej pa opozitën. Kjo praktikë që ndoqi Rama bëri që të humbet një vit kohë dhe dy draftet të kthehen me vërejtje thelbësore nga Komisioni i Venezias, vërejtje që në tërësi ishin paraqitur nga opozita"-theksohet në njoftim. Gjasat që reforma të votohet konsensualisht janë thuajse zero për arsye që lidhen drejtëpërdrejtë me interesat e opozitës. Partia Demokratike nuk do të shkonte asnjëherë drejt një llogarie që elektoralisht do ta favorizonte kryeministrin Rama. Miratimi i reformës në drejtësi do t'i hapte dritën jeshile qeverisë për hapjen e negociatave, dhe këtë dhuratë Berisha nuk mund t'ia japë me duart e veta zotit Rama.

Comments

Submitted by Filip SCUTARI (not verified) on

Bishti i qenit, bisht qeni mbetet, sido qe t'a drejtosh.
Keshtu edhe Saliu, si bishti i qenit mbetet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.