Rrjedhja e kryesisë

Postuar në 23 Prill, 2016 12:30

Në asamblenë e Partisë Socialiste nuk priteshin supriza sepse transfuzioni i gjakut të ri me atë të vjetrin u konfirmua në kongres, por ajo që shenjoi forumin e lartë të PS ishte thyerja e heshtjes dhe akti politik i Arta Dades për të motivuar largimin nga kryesia me mënyrën e drejtimit nga "karafili" i partisë siç e quajti Rama veten para kongesit.
“Falenderoj kryetarin për zgjedhjen e emrit tim për të qenë në listë për anëtare e Kryseisë, por unë dua që vendi im në atë listë t’i lihet një shoqeje tjetër, pasi parimet e mia bien ndesh me mënyrën si si është drejtuar partia në këto 3 vite”-ka thënë Dade në mbledhjen e asamblesë.
Pas deklaratës së deputetes Arta Dade për t'u tërhequr nga gara edhe Namik Dokle
është tërhequr nga gara për kryesinë. I ashpër ka qenë reagimi i kritikut të hapur të Ramës, Ben Blushi, i cili ka lëshuar akuza të forta ndaj asaj që po ndodh nën drejtimin e kreut aktual të partisë.
I mbetur jashtë listës me emrat për Kryesinë, e duke deklaruar se nuk mund të votojë “lavatricen e mediokritetit”, Blushi ka theksuar se dy janë kërcënimet e mëdha të vendit sot, PD që kërkon të armatosë vendin dhe Rilindja që e sheh shpresën e zhvillimit te kanabisi.

Comments

Submitted by Prof (not verified) on

Pirdhu Blush e Hafiz-Dade.
Me mire djepi bosh, se sa shejtani brenda.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Ju e keni Shejtanin ne krye, te rritur mire e bukur, ti flet akoma per djep. Tani e mori vesh edhe lopa se Shejtani juaj eshte vellai binjak i Shejtanit plak te anes tjeter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.