Një shpjegim i ri për ndërtimet në Nazca

Postuar në 19 Prill, 2016 10:38

Disa shkencëtarë italianë mendojnë se kanë gjetur një përgjigje shteruese për një nga misteret më të mëdha arkeologjike – strukturat dhe gjeoglifet masive në Peru. Në Nazca janë identifikuar gjeoglife masive të cilat paraqesin kafshë dhe bimë si dhe rreth 900 forma gjeometrike të krijuara mbi sipërfaqen e tokës. Këto janë artifakte të para nga ajri për herë të parë në vitin 1927 dhe për të cilat nuk dihet se përse janë realizuar. Bashkë me vijat në Nazca janë realizuar edhe disa struktura nëntokësore të quajtura puquios, të cilat konsistojnë në disa vrima siprale të strukturuara me gurë. Mendimet kryesore për këto të fundit është se ato janë ujësjellësa nëntokësorë të cilët siguronin ujë në një nga zonat më të thata duke mundësuar bujqësi intensive përgjatë gjithë vitit.

 

Për Rosa Lasaponara dhe një ekip nga Instituti i Metodologjive për Analiza Mjedisore në Itali shpërndarja e vijave dhe puquios në Nazca ka një shpjegim logjik. Lasaponara ka përdorur imazhe satelitore për të kuptuar diçka më shumë në këtë drejtim: pozicioni relativ i tyre ndaj burimeve të ujit dhe qendrave të banuara jep një ide për kapacitetin inxhinierik të këtij qytetërimi që luzlëzoi për rreth 800 vjet. “Tunelet në formë turrjele shfrytëzonin erën, madje e disiplinonin drejtimin dhe energjinë e saj në një seri kanalesh nëntokësore duke detyruar ujin të zhvendosej në fushat e thata të zonës, aty ku u nevojitej. Puquios ishin projekti hidraulik më ambicioz në zonën e Nazca-s, jo vetëm për bujqësi dhe ujitje, por edhe për përdorim shtëpiak. Ndërtimi i tyre implikoi përdorimin e një teknologjie veçanërisht të specializuar dhe mirëmbajtja e tyre bazohej në një sistem të organizuar social, i njëjtë me atë që kërkohej në ndërtimin e vijave të Nazcas, që në disa raste janë të lidhura me kanalet e ujit”, tha për BBC-në Lasaponara.

 

http://www.space.com/32604-ancient-peruvian-mystery-solved-from-space.ht...

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.