Prova e parë e shkëputjes së Bashës nga Berisha

Postuar në 14 Prill, 2016 12:28

Jo pak herë Partia Demokratike u ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen për të përmbysur me revolucion demokratike qeverinë Rama Meta. Ide e nxitur dhe e promovuar nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Por Basha i akuzuar se po udhëheq nën hijen e ish-kryetarit duket se po ndryshon kurs në raport me paraardhësin e tij, duke rrëzuar idenë e revolucionit demokratik dhe atë të zgjedhjeve të parakohshme. Në Dumre Basha u tha qytetarëve se rruga e vetme që opozita të vijë në pushtet janë zgjedhjet parlamentare. “Ta shporrim me votë këtë kastë oligarkike që e provoi, jo vetëm që s’mbante premtimet por kishte vetëm një qëllim, të pasuroheshe për vete e të kthejmë  edhe një herë shanset për punësim, për mirëqenie, për prodhim në ekonominë shqiptare. Pra, në xhepat, në tavolinat dhe në familjet e Belshit, Dumresë dhe gjithë Shqipërisë.”-theksoi Basha. Ndoshta kjo është edhe prova e parë se Basha po shkëputet nga Berisha. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.