Regjistrohet procedimi penal për projektin e Parkut të Lodrave të Liqenit Artficial

Postuar në 12 Prill, 2016 09:25

Pas një faze paraprake verifikimi, Prokuroria ka vendosur të regjistrojë procedim penal për veprat “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”  në lidhje me projektin e Parkut të Lodrave te Liqeni Artificial. Burime jozyrtare nga Prokuroria i thanë Gazetws Panorama  se procedimi është regjistruar fillimisht për veprat penale pa emrin e ndonjë personi konkret, pasi në vazhdim të hetimit do të shikohet përgjegjësia e personave nëse ka të tillë. Hetimi i prokurorisë ka nisur pas kallëzimit që shoqëria civile bëri në lidhje me projektin e Parkut të Lodrave te Liqeni Artificial. Mësohet se objekti i hetimit është më i gjerë sesa vetë projekti, duke përfshirë edhe gërmimet që janë bërë në zonë, rrethimin e hapësirës ku shtrihet projekti, si dhe hedhjen e sasive të betonit dhe inerteve në fazën e deritanishme të punimeve që janë kryer atje. “Regjistrimi i procedimit ka ndodhur, pasi janë siguruar dyshime të bazuara se çështja ka vepra penale që duhen hetuar”, thanë burimet jozyrtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.