Nishani ankohet te Hahn për Ligjin e Pronave

Postuar në 30 Mars, 2016 11:48

Presidenti Nishani i është ankuar komisionerit Hahn për Ligjin e ri të Pronave, duke kërkuar vëmendje nga Komisionin Europian për këtë nismë të qeverisë. Në njoftimin e presidencës pas takimit te Nishanit me Hahn thuhet se “Kreu i Shtetit u ndal edhe tek çështja e pronës, si një e drejtë themelore, e cila është e lidhur pazgjidhshmërisht me fusha të rëndësishme të zhvillimit të vendit. Në këtë kontekst ai kërkoi një vëmendje më të madhe të Komisionit Evropian lidhur me këtë prioritet kyç, dhe veçanërisht ndaj ligjit të miratuar rishtazi në Parlamentin shqiptar, i cili shkon përkundër standardit të vendosur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”. Nishani e ka ankimuar Ligjin e Pronave në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e disa neneve, por kjo ka ngjallur reagimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani që është shprehur se Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të shfuqizojë akte nënligjore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.