Shkelja e laicitetit në Televizionin Publik Shqiptar

Postuar në 27 Mars, 2016 16:47

Do të doja t'ju bëja me dije për një shqetësim timin në lidhje me shkeljen e laicitetit nga TVSh. Kjo media publike e mbajtur me taksat tona trasmeton çdo javë emisionin: "LIDHJE DIREKTE NGA VATIKANI". Nëse TVSH dëshiron t'u ofrojë shqiptarëve një mbulim të të trija feve zyrtare në Shqipëri, atëherë duhet të shihnim edhe predikime të drejtpërdrejta nga Patrikana e Kostandinopojës apo nga Meka. TVSH supozohet të jetë televizion laik, një hapësirë laike për të gjithë ne pa dallim feje, por Kjo që po shohim vepron si një media private.

Baki Goxhaj

 

PS: ResPublica u interesua pranë TVSH-së për këtë çështje dhe përgjigja(jozyrtare) që mori është se Lidhja Direkte me Vatikanin, shfaqet vetëm me rastin e Pashkëve dhe Krishtlindjeve. Kjo për të sqaruar pozicionin e redaksisë dhe jo për të vë në diskutim shqetësimin e z. Goxhaj. 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne kete shkrim thuhet: ".... Nëse TVSH dëshiron t'u ofrojë shqiptarëve një mbulim të të trija feve zyrtare në Shqipëri, atëherë duhet të shihnim edhe predikime të drejtpërdrejta nga Patrikana e Kostandinopojës apo nga Meka.....".

Jetoj jashte tash 25 vjet dhe nuk e dijshe se TVSH kishte kete program dhe per rrjedhim nuk e dij as çka jepet ne kete program, por nga pikpamja e kontributit ndaj shqiptarve, mund te thuhet pa gabuar fare se Patrikana e Kostandinopojës dhe sidomos Meka nuk i kan bere gjate shekujve gje tjeter shqiptarve veçse deme te medha ne te gjitha pikpamjet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pse Romaket cfare te mire na sollen neve o i nderuar??? Shqiptaret kane qene pagane, e si te tille nuk kane patur asnje besim fetar, cdo besim eshte rrenjosur te ne me dhune e duke derdhur gjak, kshu qe nuk mund te levdojme nje fe e te shajme nje tjeter...

Submitted by Filip SCUTARI (not verified) on

Tedeschin, mos luaj me zjarrin.
Po te kruhet vete, atje ku nuk duhet te te kruhet.
Koka ben, koka peson.
Goja llap, e shpina dap.
Po do me, ka shume, por per etike, boll.
Mos ngacmo temat fetare. Mos u kruaj me muslimanet, se jane me te mencem se ti, dhe kushdo qe mund te mendosh se mund te te dale krah. Nuk do te keshe me doktor e ilace qe do te te bejne derman.
Sigurisht, brenda ligjit.
Dosjen, kunder teje, se c'ke folur kunder muslimaneve, kunder harmonise tone fetare, kemi filluar t'a plotesojme. Ne momentin e duhur, kur te behet gati, do te te cojme ne prokurori, dhe atje, sqaroi problemet qe ke ndaj popullit shqiptar me fe muslimane, dhe ngaterresat qe ti provokon kunder popullit tone.
Vazhdo e fol e vazhdo e shkruaj, se te gjitha po i mbledhim, ne te gjitha organet online qe ke botuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.