PD flet për grusht shteti

Postuar në 24 Mars, 2016 13:59

Seanca e sotme plenare degjeneroi në braktisje të opozitës, e cila ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin, pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të mos çuar në Gjykatën Kushtetuese papajtushmërinë e mandatit të deputetëve Rakip Suli e Valentina Leskaj. Ish-kryeministri Berisha kërkoi shkrirjen e parlamentit, ndërsa deputeti Eduard Halimi, aludoi se depuetët në fjalë janë të paprekshmit për të cilët flet ambasadori Lu. “Rrëzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e dy deptuetëve që kanë abuzuar me fonde publike, është grusht shteti për këtë gjykatë. Një vit më parë ne iu drejtuam Gjykatës edhe për Koço Kokëdhimën. Gjykata nxorri një vend ku thotë se maxhoranca nuk mund të bëhet mburojë, nuk mund ti kthejë deputetët në të paprekshëm. Ky Parlament nuk mund të jetë kurrë i banditëve dhe abuzatorëve”, tha Halimi.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Mbreme ne darke, Eduard Halimi, veproi me direktive te Lul Bashes, dhe ra dakord me Reformen ne Drejtesi.
Sot paradite, ne parlament, Eduard Halimi, me direktive te Sali Berishes, deklaroi se ishte kunder maxhorances, per mandadet e dy deputeteve, dhe bllokuan kafsherisht punimet e parlamentit.
Pra, pyetja eshte e thjeshte ( ne lidhje me titullin e ketije shkrimi), KUSH ESHTE PD-ja ?
Pergjigja del e thjeshte, Sali BERISHA.
Ky njeri, Sali Berisha i pare, I vuri ne rresht, si trupe ushtarake, deputetet e PD, u tha, para marsh, drejte foltores parlamentit, vendqendro, dabadam, dabadam, duke e goditur me pellembe. Turp fshataresk. Njerez me shkolle, ulin vehten nga frika e Saliut, dhe bejne skena rrugecerish ne parlament. Rrinin si kukudhe ne kembe e zgerdhiheshin. Mortja ju rente o mendjedhjere. Moret me qafe nje parti si PD-ja.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jane dy çeshtje te ndara mor Profe! Per Salen te drejte ke; ai eshte e keqja me e madhe e PD.
Pa sa per njerez me shkolle ka plot edhe PS; disa te diplomuar auditoreve universitare dhe te tjere neper shtepite pa qera te shteteve te Botes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.