Dyshime për gjetjen e një varri masiv nga koha e Diktaturës

Postuar në 18 Mars, 2016 01:52

“Zëri i Amerikës” njoftonte dje për gjetjen e mundshme të një varri masiv nga koha e Diktaturës. Varri është zbuluar në afërsi të Pogradecit, afër një poligoni ushtarak dhe deri më tani kjo është një hipotezë. Mbetjet mortore janë sjellë në Tiranë për verifikime të mëtejshme. Drejtori i përgjithshëm i Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se kanë qenë 32 mijë pikat e ekzekutimeve dhe shumica e tyre janë pranë një lumi dhe një insitucioni të diktaturës. “Nga fillimi i viteve ‘90 janë gjetur dhjetëra varre masive deri tani, por asnjëherë ato nuk janë studiuar profesionalisht nga një strukturë shtetërore me analiza shkencore ADN, por janë kryer me nisma private”, është shprehur Kola. Shqipëria ka ende rreth 6 mijë persona të zhdukur gjatë diktaturës komuniste. Zona pranë lumit Terhan në Pogradec është përdorur si poligon stërvitor nga Ministria e Brendshme për shumë vite gjatë kohës së diktaturës. “Një nga dyshimet kryesore është se aty mund të jenë ekzekutuar pa gjyq persona që kapeshin në përpjekje për t'u arratisur nga kufiri i Maqedonisë”, raporton “Zëri i Amerikës”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.