Marco Rubio tërhiqet nga gara presidenciale

Postuar në 16 Mars, 2016 10:49

Republikani i Floridës, Senatori Marco Rubio u largua nga gara presidenciale, ndërsa guvernatori republikan i Ohajos, John Kasich mposhti kryesuesin e garës Donald Trump në shtetin e tij.Pas humbjes poshtëruese në shtetin e tij, Rubio tha se i ishte mirënjohës të gjithë atyre që e mbështetën. Ai tha se nuk ishte në "planet e Zotit" që ai të bëhej president në vitin 2016 e ndoshta kurrë.

Republikani Trump fitoi në Florida me rezultat mjaft të thellë ndaj Rubios që doli në vend të dytë. Senatori Teksasit Ted Cruz si dhe Kasich u paraqitën shumë më dobët në këtë shtet. Trumpi fitoi edhe në parapraket e shteteve Ilinoi dhe Karolina e Veriut.

Në kampin demokrat, Clinton mposhti senatorin e Vermontit, Bernie Sanders me rezultat të thellë në Florida, Karolinën e Veriut dhe Ohajo, duke marrë shumicën e delegatëve në të treja shtetet. Rezultati në Ilinoi ishte tepër i ngushtë.

Clinton e quajti ditën e djeshme një tjetër "Super e Martë" për veten e saj. Ajo e uroi zotin Sanders për fushatën e tij "të fuqishme" dhe në komentet drejtuar Zotit Trump tha se deportimi i imigrantëve dhe tortura ishin veprime të gabuara dhe nuk do ta bënin Amerikën më të fortë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.