Schengen, do të regjistrohen të gjithë që hyjnë

Postuar në 12 Mars, 2016 15:42

Europa do të regjistrojë çdokënd që hyn dhe del në territorin e saj. Dhe të dhënat do t’i ruajë në një bazë të dhënash. Kjo po quhet si rregulli i ri i Schengen, hapësira e lëvizjes së lirë e cila po vihet seriozisht në diskutim për shkak të fluksit të refugatëve. Shkak kryesor gjithsesi nxirret terrorizmi, që ka marrë tjetër vëmendje pas sulmeve në Bataclan në Paris. “Ne duam të dimë kush vjen”,tha ministri i Brendshëm gjerman De Maziere. Ky është ndoshta fillimi i fundit të Schengen, pasi pa u qetësuar vala e refugjatëve që dyndet drejt Europës, asnjë masë lehtësuese dhe normalizuese nuk do të duket në horizont. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.