11 bashki në prag falimenti, sekuestro tatimore 24 njësive vendore

Postuar në 12 Mars, 2016 09:54

Një proces auditi në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka nxjerrë në pah deri më tani 35 milionë euro detyrime të panjohura në pushtetin vendor. Qeveria ka vënë në sekuestro tatimore 24 njësi vendore, nga të cilat 11 bashki dhe 14 ish-komuna, ndër to edhe Bashkia e Kavajës, Fushë-Krujës, Divjakës, Përmetit etj. Njësitë e reja vendore në krizën e gjetjes së burimeve financiare, pas heqjes së taksës së biznesit të vogël, po shumëfishojnë tarifat e shërbimeve. Ja projekti i qeverisë për decentralizimin fiskal.
serioz për mbijetesën e tyre. Shoqëritë përmbarimore, të cilat më parë nuk kishin asnjë mundësi të arkëtonin detyrimet që ish-komunat kishin krijuar ndaj të tretëve tani janë drejtuar te bashkitë e mëdha duke sekuestruar likuiditetet. Si rezultat i kësaj situate, Bashkisë së Shkodrës iu sekuestrua pak kohë më parë fondi mbi 150 mijë euro nga përmbaruesit si detyrim i njërës prej komunave që i është bashkangjitur asaj pak kohë më parë. Në Shqipëri, deri tani, praktika ka njohur falimentin vetëm në sektorin privat. Edhe pse në vështirësi të mëdha financiare, kompanitë publike ia kanë dalë të mbijetojnë me taksat tona, por ajo që ka ndodhur vitet e fundit është e pazakontë. Mbi 25 njësi vendore, 14 ish-komuna kishin falimentuar kur u transferuan te bashkitë e mëdha dhe aktualisht 11 bashki në të gjithë vendin janë në prag të falimentit. 11 njësitë vendore, Bashkia e Kavajës, Fushë-Krujës, Krujës, Sukthit, Përmetit, Divjakës, Poliçanit, Rrogozhinës, Memaliajit, Libohovës dhe Tepelenës janë në sekuestro tatimore, të përfshira tashmë në listën e zezë të subjekteve debitore. Gjithashtu në këtë listë janë edhe 14 komuna, që kishin shpallur aftësinë mospaguese të detyrimeve raporton Monitor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.