Serveri i Tatimeve, ish-ministri Cani: “Jam i bindur se ka vjedhje. Listën e audituesve e bëri Panajot Gjiknuri. Të ribëhet auditimi”

Postuar në 11 Mars, 2016 14:47

Pasi vartëset i faturuan gjithçka, ish-ministri i Financave është paraqitur në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar Hetimor për Serverin e Tatimeve. Ish-ministri ka deklaruar se ka bindjen se është konsumuar akti i vjedhjes, ndonëse prokuroria mbylli hetimin dhe deklaroi se nuk ka gjurmë të transferimit apo fshirjes së të dhënave. Me rëndësi është edhe fakti i deponuar sot nga Cani, sipas të cilit listën e audituesve e bëri ish-këshilltari i tij, Panajot Gjiknuri, vëlla i ministrit aktual të Energjetikës, Damian Gjiknuri. Më poshtë një pjesë e dëshmisë së ish-ministrit:

“Cani: Kisha sinjalizimi nga Drejtoria e Tatimeve se janë bërë ndërhyrje në sistem. Kam zbatuar pikë për pikë rregullat që përcakton ligji për auditin në gjitha procedurat.

Ristani: Kush e bëri shortin e listës së audituesve?

Cani: Listën e bëri këshilltari im, Panajot Gjiknuri.

Ristani: Pse morët ekspertë të jashtëm, ishte bazuar në ligj?

Cani: Po! Këtë të drejtë ma jepte neni 17 i ligjit për auditimin, dhe ne morëm ekspertë të jashtëm pasi ministria nuk ka të specializuar për këtë çështje. Kam bindjen se ka vjedhje. I sugjeroj ministrit të ri të nisë sërish auditin pas mbylljes së hetimit.

Ristani: Auditi, përfundimisht ke vepruar pa ligj dhe pa procedurë.

Cani: Pse ka shqetësim për grupin e auditimit kur konstatohen ndërhyrje? Zgjodha praktikën për të sqaruar urgjentisht situatën me risk të lartë. Opozita po i jep mbrojtje politike vjedhjes.

Ristani: Audituesit që dërguat, morën të dhënat dhe u larguan. Jam i qartë, keni vepruar pa ligj”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.