Dilema e fundit, tërheqja nga referendumi dhe shkuarja drejt mocionit të mosbesimit

Postuar në 10 Mars, 2016 09:50

Një ditë më parë nga podiumi i asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama hodhi sfidën e referendumit për mandatin e kryetarit, por efekti që prodhoi ky propozim në ambjentin socialist duket se nuk la shije të mirë si te Rama ashtu edhe te mbështetësit e tij. Këtë lëvizje të Edi Ramës e stigmatizoi edhe Lulzim Basha që tha se me referendum popullor 99.9% zgjidhej vetëm Enver Hoxha. Kanë mbetur 10 ditë që Edi Rama të zgjidhë dilemën nëse do shkojë apo jo në referendumin që shpalli vetë. Ai ka dëshmuar se është politikani i minutës së fundit, duke ndryshuar qëndrimet që ka shpallur dhe mbrojtur vetë, në disa raste i detyruar nga LSI. Propozimi qe ka marrë së fundmi nga të tijët është ai i një mocioni mosbesimi siç e konfirmoi për abc news edhe deputetja Mimoza Hafizi. Me shumë gjasë Edi Rama do të zgjedhë këtë rrugë për të shmangur një referendum që mund të prodhojë një fitore plebishitare, por të padobishme pë debatin në Partinë Socialiste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.