“Spotlight”, Oscar për filmin më të mirë

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:33

Leonardo di Caprio fitoi më në fund Oskarin e tij të parë për filmin e mbijetesës “The Revenant”, pas gjashtë kandidimeve. Ai u shpall aktori më i mirë në ceremoninë e 88-të të ndarjes së cmimeve Oskar, por “The Revenant”, megjithëse u kandidua në 12 kategori, mori tre statuja. Filmi më i mirë ishte “Spotlight” që mori statujën e artë, ndërsa fituesi i madh i natës së Oskarve ishte Med Maks Furi Roud, i cili mori gjashtë statuja të arta. Regjisori i “The Revenent” Alehandro Gonsales Injarritu u vlerësua për herë të dytë rradhazi për regjinë më të mirë. Emanuel Lubezki fitoi Oskarin e tretë për kinematografinë, pas suksesit me “Birdman” në 2015 dhe “Gravity” në 2014. Ndërsa filmi “Shok”, i kandiduar në kategorinë “Filmi më i mirë i Shkurtër” nuk mundi të fitojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.