Nuk raportonin ndërtimet e paligjshme, prangosen policë dhe isnpektorë në Kamëz

Postuar në 24 Shkurt, 2016 10:42

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi për 2 punonjës policie të Komisariatit nr.5 Tiranë dhe 8 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Bashkisë Kamëz, të dyshuar për konsumimin e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv…”, pasi kanë lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme, nuk kanë raportuar për vijimin e punimeve në mjedise private, në kundërshtim me detyrën e tyre dhe në këmbim të parave. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se në total janë lejuar mbi 80 ndërtime apo shtesa ndërtimi në mënyrë të kundërligjshme. Në bazë të hetimit, nisur pas referimit të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se inspektorët e INUV për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Bërxullës dhe Zall Herrit, konstatonin ndërtime të paligjshme në ambjente familjare e biznesi dhe nuk i raportonin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.