Policia argëton publikun me video dhe njoftime (Video)

Postuar në 17 Shkurt, 2016 10:50

Në një përpjkekje për të prezantuar një fytyrë tjetër të policisë, Ministria e Brendshme shpërndan pothuajse çdo ditë video të regjistruara nga kamerat e pilotimit që tregojnë sesi operon policia gjatë kontrolleve në rrugë ose me qytetarët që shkelin rregullat e qarkullimit. Në fakt qëllimi i vendosjes së kamerave të pilotimit në uniformat e policisë, nuk ishte argëtimi i opinionit me video të kësaj natyre, por evidentimi i rasteve kur punonjës të policisë shkelin ligjin apo veprojnë në kundërshtim me rregullat. Nga videot që ka shpërndarë Ministria e Brendshme deri tani rezulton që policia të jetë shembullore pasi nuk është denoncuar asnjë rast ku policët të kenë shkelur ligjin apo të jenë sjellë në mënyrë jokorrekte me qytetarët..Paralelisht me kwto video, policia njofton se ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj punonjësit të policisë Inspektor Përparim Dautaj, me detyrë magazinier dhe instruktor qeni, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Prush, Kukës. Aarestimi i policit u bw pasi i mungonin në inventarin e magazinës 12 mijë fishekë luftarakë me vlerë prej 600 mijë lekë.

POLICIA KESHILLON SHOFERIN E HUAJ by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.