Konçesioni i skanimit/A u prish skanderi i kinezëve qëllimisht? U rinegocua siç duhej marrëveshja?

Postuar në 12 Shkurt, 2016 15:01

Nëse ka një çudi me paratë e shqiptarëve, ky padyshim e ka emrin: “Rapiscan”. Përveç problemeve dhe kostove që kontrata konçesionare e finazliaur në 16 shtator 2013, u ka krijuar bizneseve, duket se ka patur edhe disa prapaskena. Në një intervistë dhënë për gazetarin Zamir Alushi në gazetën “Shqi”, Blerta Kraja, që ka mbuluar detyrën e Drejtorit Administrativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe zv.Drejtore e Përgjithshme e Doganave, zbulon disa hollësi që lidhen me konçesionin e skanimit.

Së pari për mënyrën sesi u procedua me lidhjen e kontratës dhe si u mbërrit aty: “Ka shumë persona që e dinë, se që në vitin 2008, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave i është dhuruar një skaner urë (i lëvizshëm) me rreze X, i prodhuar dhe i instaluar nga shoqëria “Nuctech”. Ky dhurim është bërë në kuadër të një marrëveshje ndërkombëtare, mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, e më pas dy palët kontraktore, të autorizuara nga qeveritë respektive, përkatësisht: “Nuctech Company” dhe Doganat kanë nënshkruar një kontratë të detajuar, ku pala “Nuctech” merr përsipër ta instalojë sistemin e skanimit dhe ta mirëmbajë për një vit gjatë garancisë, si dhe nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave merr përsipër të garantojë të drejtën e pronësisë intelektuale dhe sekretet tregtare, teknologjitë e fshehta “knoë hoë” dhe të mos i bëjë publike pa miratimin me shkrim të kësaj shoqërie. Pas periudhës së garancisë, mirëmbajtja, shërbimet, etj., do të negocioheshin në mënyrë miqësore mes palëve. Rezultoi se që nga viti 2012, dikush e ka nxjerrë jashtë përdorimit këtë skaner, që është shumë i kushtueshëm, ose për interesa të kalimit të kontejnerëve pa kontroll, ose për t’i hapur rrugë kontratës koncensionare, ose të dyja bashkë. Gjithsesi përfaqësuesit e kësaj shoqërie në fillim të vitit 2014 kanë ardhur në takim te ministri i Financave dhe nga ana e tij, me të drejtë u është kërkuar që ta investigojnë në vend nëse ky skaner riparohet apo ka dalë përgjithmonë jashtë përdorimit. Nga ana e inxhinierëve kinezë është paraqitur një akt konstatimi me listën e punimeve dhe çmimet përkatëse. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për të luftuar kontrabandën që mund të kryhej me kontejnerë, e riparoi këtë skaner me të ardhurat e krijuara nga sanksionet doganore. Skaneri punoi rregullisht nga dhjetori 2014 e në vijim. Bizneset janë skanuar aty pa pagesë, se është pajisje në pronësi të Doganës”, thotë Kraja.

Së dyti, për rinegociimin e marrëveshjes konçesionare: “Bashkë me kolegë të tjerë jemi përpjekur pas një analize disaplanëshe nga aspekti i Kushtetutës apo i akteve me natyrë ndërkombëtare, që ta rinegociojmë në gjysmën e parë të vitit 2014, kontratën ekzistuese për ta kthyer atë konform Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), si dhe akteve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ku ne jemi shtet anëtar. Në çastin që pala koncensionare e dërgoi çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, asistenca ligjore dhe rinegocimi ka vijuar nga persona të tjerë të Ministrisë së Financave dhe të Avokaturës së Shtetit...Kam frikë se sërish jemi në të njëjtat ujëra, pra që nuk është kthyer në hullinë e akteve ndërkombëtare, ku të paguhej si tarifë shërbimi, vetëm për ato biznese që me analizë risku duhet të skanohen. Po besoj kishte dhe plot alternativa të tjera për rinegocim, si: Shteti ynë mund ta blinte skanerin e instaluar dhe të lidhte një kontratë mirëmbajtje afatgjatë me shoqërinë prodhuese, etj..”(http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/02/12/skaneri-i-portit-te-durresi...). 

Këto janë qëndrime që bëhen publike tani, kur ky konçesion është kthyer në gangrenë. Sa për rinegociimin, duhet të kujtojmë se ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se ai ishte më i miri i mundshëm, ndërkohë që kolegu i tij, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka kërkuar hetim tatimor. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.