"Tv Klan”: 12 orë për skanimin në dogana. Konçesioni po nxjerr jashtë loje “Rrugën e Kombit”

Postuar në 04 Shkurt, 2016 17:59

Sot televizioni kombëtar “Klan” raportonte për vonesat e krijuara në doganën e Kukësit, si pasojë e procedurave të skanimit, një shërbimi i dhënë me konçesion në kohën e qeverisë Berisha. Nisur nga kjo situatë dhe nga deklarimet e ndryshme të njerëzve, TvKlan konkludon se praktikat e zvarritura të konçesionarit, po vënë në pikëpyetje vlerën e vetë rrugës Durrës-Kukës, e cila si aspekt kryesor pozitiv ka pikërisht shkurtimin e kohës mes Kosovës e Shqipërisë. “Mbi 1 miliardë euro investim për të shkurtuar distancën me Kosovën dhe lehtësuar lëvizjen si të njerëzve, ashtu dhe të mallrave nga të dyja anët e kufirit, nuk po i shërbejnë qëllimit për të cilin u projektua apo ndërtua “Rruga e Kombit”. Autostrada ka shkurtuar ndjeshëm distancat, por lëvizjen e lirë e pengojnë procedurat e skanimit në doganën e Kukësit, që zgjasin me orë të tëra. Drejtues kamionësh thonë se presin deri në 12 orë pët të kryer skanimin e ngarkesave, duke humbur jo vetëm kohë, por edhe aksesin në tregje. Mungesa e infrastrukturës të përshtatur në proces dhe pozicioni aktual i skanerit krijoi kaos në lëvizjen e mjeteve”, raporton Tv Klan.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Eshte shume e thjeshte, fare e thjeshte per te anulluar kontraten e koncensionarit te RAPISKANIT. Por, nuk ka vullnet politik, ose me mire, qeveria nuk ka juriste te forte, qe te padisin ish-kryeministrin ne Prokurori, per dhenien e ketije koncensioni. Le te filloje ceshtja penale njehere. Te merret Sali Berisha, dhe Ritvan Bode si te pandehur, dhe pas kesaje, te cohen ne gjykate, dhe te denohen.
Ne momentin qe Sali Berisha dhe Ritvan Bode, marrin denimin, vete Rapiskani, do te kerkoje prishjen e kontrates, vetem e vetem qe Sali Berisha dhe Ritvan Bode te dalin nga burgu.
Sali Berisha dhe Ritvan Bode, jane pronaret e vertete te Rapiskanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.