Rikthehet mesatarja për pranimin në universitet. Reformë?!

Postuar në 02 Shkurt, 2016 16:11

Me miratimin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë, është rikthyer edhe kriteri i mesatares së gjimnazit. “Tashmë Matura Shtetërore është vetëm provim dalës, që do të thotë që maturantët do të plotësojnë vetëm formularët A1 dhe A1Z që lidhet vetëm meprovimet e maturës shtetërore. Nuk do të ketë më formular A2 se nuk është më qeveria ajo që vendos për kriteret e pranimit, për kuotat e pranimit dhe ajo që certifikon se një maturant do të vijojë studimet e larta. Si viti i parë i implementimit ne propozojmë një mesatare 6, po gjithësesi kjo është në diskutim ”, tha sot ministrja Lindita Nikolla(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=318631#k3). Provime hyrëse do të ketë vetëm në Akademinë se Arteve dhe atij të Sporteve. Ndërsa universitetet e tjera do të bëjnë publike kriteret e pranimit. Ky është një hap që rikthen deri diku praktikën e vjetër të mesatares së gjimnazit si përcaktuese në hyrjen në universitet. Por a është kjo zgjidhje? Korrupsioni i mësuesve në shkollat e mesme është edhe më i paveirfikueshëm sesa ai në universitete dhe me dyshemenë e notës ‘6’ nuk është e qartë se çfarë do të zgjidhë kjo metodë për cilësinë e studentëve që hyjnë në bankat e universitetit. Dhe pse vallë kjo duhet të quhet si masë reforme, ndërkohë që asgjë e dukshme nuk është bërë për të rritur cilësinë e mësimdhënies apo të vlerësimit në universitete. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.