Edhe Hafizi me Blushin

Postuar në 02 Shkurt, 2016 10:32

Kritike e hershme e Edi Ramës, deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi ka thyer oportunizmin që karakterizon grupin socialist, duke dalë hapur në mbështetje të platformës së deputetit Ben Blushi për garë në zgjedhjen e kryetarit të Partisë.

“I bashkohem kolegut tim Ben Blushi në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë.

Do mundohem të përcjell në këtë dokument dhe në aspiratat tona për të ardhmen e partisë ku bëjmë pjesë, të gjithë përvojën e punës sime shumëvjeçare me strukturat socialiste të Tiranës e Shkodrës, zërin kritik të socialistëve shkodranë, analizat e përgjegjshmërisë qeverisëse deri në nivel bazë dhe reflektimet për një frymë të re bashkëpunimi e respekti. Mirëpres çdo sugjerim, besoj që kauza e një partie të madhe nuk i përket vetëm antarëve të saj, por çdo qytetari”-shprehet deputetja socialiste në një postim në rrjetet sociale.

E rikthyer në grupin parlamentar socialist në zgjedhjet e vitit 2013 Hafizi ishte vlerësuar nga kryetari Rama për përkushtimin e saj ndaj Partisë Socialiste.

 “Mimoza Hafizi nuk u përfshi dhe pse ishte anëtare e PS. Zgjodhi të rrinte në PS jo me mllef, por me arsyet e veta mu kundërvu pa e shkelur asnjëherë etikën, por pa e lënë asnjëherë bosh vendin si anëtare e PS në raport me njerëzit e kësaj familje, në raport me detyrën e saj dhe detyrimin përkarshi kësaj familje politike” deklaronte asokohe Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.