Dixhitalizimi i pagesave dhe i parasë, “PayPal” përfshin në bordin e drejtuesve një prej pionerëve të “Bitcoin”

Postuar në 02 Shkurt, 2016 18:08

E ardhmja e parasë është kriptomonedha dhe dixhitalizimi i parasë. “Pay Pal”, kompania më e madhe në botë e pagesave online, ka përfshirë në bordin e drejtuesve të vet edhe një sipërmarrës, pioner të “Bitcoin”, Wences Casares. Një lëvizje që i bën jehonë pikërisht kësaj prirjeje. “Po hyjmë në një periudhë të paprecedentë në pagesat dhe në shërbimet financiare të drejtuara nga adoptimi masiv i teknologjisë mobile dhe dixhitalizimi i parasë”, tha për CNN Money, CEO i “Pay Pal”, Dan Schulman. Sipas tij, vizioni i Casares përputhet plotësisht me atë të “Pay Pal” për transformimin e menaxhimit dhe qarkullimit të parasë në botë. Ky hap shihet si kreditim i madh në imazhin e “Bitcoin”, por ai niset edhe nga një llogari e thjeshtë tregu. “Braintree” një kompani kontraktore e “PayPal”, është blerë nga “eBay”, që në vetvete ka qenë kompania mëmë e “PayPal”, për 800 milionë dollarë në shtator të vitit 2013. “Braintree” u bë pjesë e “eBay” pas ndarjes me “PayPal” dhe u lejon tregtarëve që të pranojnë pagesa në “Bitcoin”.  Casares vetë është CEO i “Xapo”,  një kompani zvicerane që ofron portofol dixhital me “Bitcoin” dhe karta debiti. Casares ka kapur deri më tani vlerën e 40 milionë dollarëve dhe është një nga promovuesit më të suksesshëm të përdorimit të pagesave me “Bitcoin”. 

https://bitcoinmagazine.com/articles/paypal-unprecedented-disruption-in-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.