Bie kërkesa e PD për rezolutë që dënon dekorimin e ish-bashkëpunëtorëve të regjimit

Postuar në 18 Janar, 2016 10:51

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për miratimin e  një rezolute nga parlamenti lidhur me dekorimin e bashkëpunëtorëve dhe hetuesve të regjimit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.Kërkesa është bërë në vazhdën e debatit që përfshiu vendin kur presekutori i profesor Sami Repishtit dhe At Zef Pllumit u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes

Mirëpo, kërkesa e Partisë Demokratike është rrëzuar nga shumica në Konferencën e Kryetarëve. Ndërkohë, burime brenda PD-së theksojnë se do ta depozitojnë sërish rezolutën për dënimin e dhënies së dekoratave për personat që kanë qënë pjesë e sigurimit të shtetit. Ndërkohë diten e enjte, do të ketë seancë plenare dhe diskutime, lidhur me reformën në drejtësi dhe dekoratat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.