Mazhoranca i ndërpret mandatin Llallës

Postuar në 08 Janar, 2016 10:37

Grupi i ekspertëve të maxhorancës ka përfunduar draftin e reformës në Drejtësi pa ekspertët e opozitës.Drafti do t’i përcillet brenda kësaj jave Komisionit të Posaçëm, i ndryshuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Mungesa në tryezë e ekspertëve të opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, nuk e ka penguar grupin tjetër të ekspertëve për të vijuar me ndryshimet në draftin fillestar dhe për të përfshirë çdo rekomandim të bërë nga Komisioni i Venecias.
Ekspertët që përfaqësojnë Ministrinë e Drejtësisë kanë shprehur pakënaqësi për një sërë ndryshimesh të propozuara nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë.
Aktualisht, ekspertët kanë zgjidhur disa nga pikat më të nxehta në debatin e zhvilluar për reformën në Drejtësi. Pavarësisht se Komisioni i Venecias e shikonte si të panevojshme ndërprerjen e mandatit të prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në draftin e korrigjuar, ekspertët e shumicës i kanë qëndruar sërish versionit për ndërprerje të mandatit.
Ndryshimi i ekspertëve të maxhorancës pas rekomandimeve të Venecias lidhet me faktin se lihet një periudhë kohore për zëvendësimin e kryeprokurorit.
Ekspertët e nivelit të lartë kanë vendosur të “largojnë” edhe ministrin e Drejtësisë nga disa organe të Drejtësisë, ku në draftin fillestar kishte të drejtë vote dhe vendimmarrjeje. Duke iu referuar paragrafit 62 të Komisionit të Venecias, ekspertët kanë vendosur të përjashtojnë pjesëmarrjen e ministrit në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Te kepuse qafen nje ore e me pare, e mandej, te gjendet ndonje CECO, qe te kete bicak, duke filluar te veje bicakun ne pune me Tik Llallen, e pastaj me rradhe festen sipas kokes.

Submitted by loli (not verified) on

keshtu eshte kur gazetaret duan te bejne juristin... ky eshte propozim dhe pa opoziten nuk behet dot sepse i duhen 93.3 vota ose ne praktike 94 vota. keta mund ti bejne propozimet si te kene qef por nuk e miratojne dot pa opoziten

Submitted by Loli kotkoti (not verified) on

Ja ke fut si kau peles o TI pseodonim LOL.
Sic duket qenke PD- ist i thekur, pa buke e para.
Te fala Saliut, Lulit dhe Likes. Mos harro edhe Zenit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.