Raporti i Forbes: Shqipëria si Ruanda për të bërit biznes

Postuar në 02 Janar, 2016 13:13

Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015. Vendi ynë renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain.

Më mirë në rajon është Maqedonia, e cila është në vendin e 39. Shteti i vogël fqinj, pa dalje në det dhe pa shumë burime natyrore, vitet e fundit po tregohet mjaft konkurrent në tërheqjen e investimeve të huaja, duke i “rrëmbyer” shumë investitorë potencialë Shqipërisë. Pas Maqedonisë, në vendin e 44 dhe të 45 ndodhen përkatësisht Rumania dhe Bullgaria. Listën e vendeve të rajonit e vazhdon Kroacia, në të 46-n, Mali i Zi në të 49-n, dhe Greqia në të 50-n. Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnjë Hercegovina, një shtet që njihet për burokracinë e tij, për shkak të problemeve administrative me ndarjen e dy entiteteve.

Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin

Shqipëria renditen në vendin e 99 për korrupsion, 109 për barrën e taksave, e 114 për inovacion dhe 118 për inovacion. Këto janë treguesit ku ka ecurinë më të keqe. Më mirë paraqitet në mbrojtjen e investitorëve, e teta, dhe lirinë tregtare dhe monetare, përkatësisht e 35 dhe 38. Në renditje shënohet me shigjetë të kuqe treguesi i barrierave për biznesin (red tape), që sipas shpjegimit të legjendës nënkupton përkeqësim të dukshëm.

“Sistemi i komplikuar i taksave dhe kërkesave për licenca, një sistem i dobët gjyqësor, korrupsionin endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjeve të pronësisë dhe infrastrutura e papërshtatshme kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja”, thuhet në raport. Raporti parashikon se vendi do të vazhdojë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, që ka kaluar limitin e dikurshëm statutor prej 60% të PBB-së në 2013-n dhe arriti 72% në 2014.

Kryeson Danimarka

Gjithsej në listë janë 144 vende. Shteti më i mirë për të bërë biznes renditet Danimarka. “Pavarësisht një ekonomie të ngadaltë, Europa dominon në renditjen vjetore të FORBES të shteteve më të mira për kapitalizëm,” thuhet në raport, duke shtuar se shtetet europiane zënë dy të tretën e 25 vendeve të para në listë.Shtetet e Bashkuara kanë rënë me katër vende, duke zbritur në të 22-n, si rrjedhojë e lirisë së dobët monetare dhe pengesave burokratike. Zelanda e Re është në vendin e 2-të, e ndjekur nga Norvegjia, Irlanda dhe Suedia.

Comments

Submitted by shoku i benit (not verified) on

Po si mund te jete ndryshe biznesi tek ne kur ne krye te biznesit kemi kuartetin Rama-Cani-Ahmetaj-Brisi?

Rama - nje i cmendur qe do te beje shtet. Ne fakt do te beje k'te timin dhe po shkaterron cfare ka ngele nga shteti i Berishes.
Cani - nje pseudobankier i dhene me qira tek financat qe po i menderos. Por eshte hajdut i mire, qe nga historia e vjedhjes se floririt duke kaluar nga banka e fullanit e deri me sot tek gropa 150 milione euroshe nen hunden e tij, duhet ta pranojme qe di te vjedhe mire.
Ahmetaj - anglezi i koncesioneve te merr ne qafe. I tregon aq mire karlleqet e tija per biznesmene te huaj (ku jane o Beno) qe do te na clirojne sa qe jo vetem i beson dhe vete, por i beson dhe Rama, zhgarravitesi.
Brisi - sporti i saj i preferuar ka qene shishja. Flas per kohet e Fiestes. Nqs atehere shishen e hante ajo, tani po e hame ne.

Nderoni shqiptare, nderoni keta figura te biznesit. Shikojeni te ardhmen kryelarte. Sala pret tek dera...

Submitted by Luan Aga (not verified) on

Ky kamarieri i pallatit te brigadave ngjaka shume me majmunin cita.
T'a cojme tek shkolla e Neranxit per t' u patur si top model kamarieri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.